LAJME FLASH

« Older   Newer »
  Share  
SKORPIONSKING
view post Posted on 20/11/2006, 01:41 by: SKORPIONSKING




Shqipėria, partneri nr. 1 i Kinės nė rajon

--------------------------------------------------------------------------------

Shqipėria, partneri nr. 1 i Kinės nė rajon


Mustafaj - Li Zhaoxing, bisedė telefonike mes ministrave

Y. Pata
Temperaturat e relacioneve diplomatike mes Tiranės dhe Pekinit nisin tė ngrohen pas shkrirjes sė akujve tė formuar nga dhėnia e azilit politik pėr pesė kinezėt e kombėsisė ujgure, nė 7 maj tė vitit tė kaluar. Shefi i diplomacisė shqiptare, Besnik Mustafaj, gjatė bisedės sė parė telefonike me homologun e tij kinez, Li Zhaoxing, u ka dhėnė njė progres marrėdhėnieve dy palėshe, nga njėra anė duke konfirmuar parimisht vizitėn e ministrit tė Jashtėm shqiptar nė Kinė, si dhe ėshtė kėrkuar qė Shqipėria tė jetė partneri kryesor i Kinės nė rajonin e Ballkanit. Siē njofton Drejtoria e Shtypit dhe e Diplomacisė Publike, ministri i Jashtėm shqiptar vlerėsoi nivelin e lartė tė marrėdhėnieve ekonomike me Kinėn dhe theksoi se tashmė ėshtė momenti qė tė kalohet nė njė fazė tjetėr, atė tė investimeve kineze nė Shqipėri. Mustafaj theksoi se "ne dėshirojmė qė Shqipėria tė jetė partneri kryesor i Kinės nė rajon". Lidhur me bashkėpunimin nė organizatat ndėrkombėtare, ministri Mustafaj dhe ministri Li Zhaoxing u shprehėn tė kėnaqur me nivelin e kėtij bashkėpunimi, sidomos nė OKB. Nė kėtė kuadėr, ministri Mustafaj siguroi homologun e tij se qeveria e Shqipėrisė do t`i qėndrojė edhe nė tė ardhme vendimit tė saj pėr tė njohur vetėm 1 Kinė. Vėmendje tė veēantė iu kushtua nė bisedė ēėshtjes sė Kosovės. Ministri Mustafaj vuri nė dukje se negociatat pėr pėrcaktimin e statusit tė saj kanė hyrė nė fazėn pėrmbyllėse. Pritet qė Presidenti Ahtisari nė muajt nė vazhdim tė paraqesė rekomandimet e tij para Kėshillit tė Sigurimit. Mustafaj shprehu besimin se Kina, si anėtare e pėrhershme e Kėshillit tė Sigurimit, do tė kontribuojė pėr paqen dhe stabilitetin nė rajonin e Ballkanit, duke mbėshtetur njė zgjidhje tė qėndrueshme e afatgjatė, nė pėrputhje me vullnetin e shumicės absolute tė popullsisė sė Kosovės. Qeveria shqiptare e konsideron rastin e Kosovės si unik dhe tė pangjashėm me asnjė rast tjetėr, theksoi Mustafaj. Nė fund tė bisedės, tė dy ministrat ranė dakord qė kanalet diplomatike tė punojnė pėr tė zgjedhur kohėn mė tė pėrshtatshme pėr vizitėn e pritshme tė ministrit Mustafaj nė Kinė.
 
Top
4 replies since 18/11/2006, 22:24   1137 views
  Share