POLITIKA SHQIPTARE

« Older   Newer »
  Share  
SKORPIONSKING
view post Posted on 18/11/2006, 22:19




LAJME DHE NGJARJE NGA POLITIKA NE VEND !!!
 
Top
SKORPIONSKING
view post Posted on 20/11/2006, 01:42




Bravo Jozefina!

--------------------------------------------------------------------------------

Fjala e mbajtur dje ne Kuvend

Mocioni kundėr meje, riaktualizim i nenit 55 tė agjitacion-propagandės

Per herė tė dytė brenda 6 muajve, ju mė vlerėsoni e mė nderoni me nje mocion, siē i thoni ju. Ky mocion, siē e pranoni edhe vete, nuk ka lidhje me Kushtetutėn e as me rregulloren. Por veē kėsaj, te gjithė firmėtarėt nuk kanė gjė as me Jozefina Topallin, sepse shumica mė vini ne zyrėn time dhe e thoni kėtė. Por unė jam sot kėtu, pėr t’i shpjeguar shqiptarėve se cila ėshtė arsyeja e vėrtetė, qė unė jam sot prapė ketu pėr mocion, gjė qė s'ka ndodhur as pėr raste kur plumba janė derdhur nė parlament, e jo shumė kohė mė parė. Sė pari, qėllimi nuk ėshtė Jozefina, as vetėm mazhoranca. Sot tentohet njė mocion kundėr njė kulture, qė prej dhjetėra vitesh ndeshet me atė tė mostolerancės e tė dhunės. Mocioni nuk ėshtė kundėr kryetares, jo, mocioni ėshtė kundėr 3 Korrikut. Mocioni nuk ėshtė kundėr kryetarit tė Parlamentit , jo, ai ėshtė kundėr parlamentarizmit,kundėr pluralizmit, ėshtė kundėr reformės. Mocioni ėshtė kundėr pushtetit tė ligjit, kundėr rregullit, mocioni ėshtė kundėr sovranit. E unė jam sot kėtu ,vetėm se kam fatin tė jem kryetare, e kam privilegjin pėr tė folur nė emėr tė ketij tė fundit. Sot, meqė ka lidhje me mocionin, unė dua edhe t’ju rrefej se pse jam nė politikė.

Fati e bėri qė unė tė hyja nė politikė 20 vjet para se tė lindja. Po, po ne ‘45-ėn. Formalisht nė parlament kam hyrė nė ‘96-n. Realisht kam vendosur t’i pėrkushtohem politikės pas ‘97-s. Dhe a e dini pse? Sepse kurrė nuk mund tė heshtja ndaj atyre qė kėrkonin ta ndanin Shqipėrinė. Sepse kurrė nuk duhej tė harroja ata kaushėt qė nėn drejtimin e disa firmėtareve, si sot nė mocion, dogjėn e vranė vendin tonė. Ashtu si kurrė nuk mund tė mos mendoja pėr vrasjet e Bahri Omarit nė ‘45-ėn, ashtu nuk mund tė mos i kthehesha, me mendim, vrasjeve tė gjithė kėtyre viteve. Te njėjtėt firmėtarė. Edhe tė njėjtėt mbiemra si nė ‘45-ėn, si nė ‘97-n si nė 2006-ėn. Veēse sot, kohėt kanė ndryshuar shumė. Sot nuk vret dot. Unė jam sot nė politikė pikėrisht pėr shkak tė luftės mes kulturės sė shtetit e kulturės sė dhunės. Une jam sot kėtu pikėrisht pėr shkak tė konfliktit mes kulturės sė ligjit, e tė reformės me atė tė dhunės e antiligjit. 1 vit mė parė ju premtova se do tė isha avokate e opozitės. Sot e mendoj njėlloj. Ndaj i drejtohem shqiptarėve, e kryesisht atyre qė ju kanė votuar ju, por kryesisht tė rinjve; kurrė mos e pranoni dhunėn, kurrė mos e lejoni dhunėn, asnjeherė mos u pajtoni me tė. Unė jam sot ketu, nė njė detyrė tė rėndėsishme, qė unė e shoh si mision. Nuk e fsheh se jam e inspiruar nga deputetėt e parlamentit tė parė shqiptar, burra tė mėdhenj, qė sakrifikuan ēdo gjė pėr kombin e tyre. Ato nuk iu nėnshtruan kurrė vulgariteteve, as presioneve, as dhunės. Ata nuk i binin bilbilave, ata nuk shanin, ata nuk bllokonin , ata nuk u pasuruan kurrė nga politika.

Shumica prej tyre u pushkatuan, por po tė ishin gjallė besoj se do kishin njė mocion pėrpara. Ju nuk mund ta kuptoni ēfarė inspirimi i madh jane ata per mua. Ashtu, siē ndoshta unė nuk mund te kuptoj se ēfarė fantazmash mund tė sillen mbi kokat e disave, e atyre ,qe kanė qenė firmėtarė jo vetėm tė mocioneve, por firmėtarė tė vdekjes tė pas ‘45-s, apo firmėtarė tė ‘97-s. Gjatė viteve tė shkuara nė parlament kam parė qeveri tė shumta. Kam parė deputetė, qė shiten e blihen, ministra tė aftė dhe tė paaftė, tė ndershėm dhe hajdutė, kam dėgjuar mediokritetet lapidare, kam parė tė vidhet e tė pasurohen, kam parė arrogancėn e pa pėrgjegjėsinė, kam ndjekur si ndryshoheshin ligje pėr interesa tė biznesi tė dikujt brenda parlamentit, kam parė tek tė merrte frymėn trafiku i influencės, kam parė teksa vendi zhytej nė korrupsion e varfėri, kam ndjerė se shteti po kapej prej fyti. Kam parė shumė deputetė tė flasin, tė guxojnė, kam parė shumė tė tjerė tė heshtin dhe tė konformohen. Jam trishtuar kur shikoja se qeveritė rrėzoheshin dhe ngriheshin, jo pėr arsye pėrgjegjėsish, por thjesht se njė klan brenda njė koalicioni nuk po pasurohej si njė tjetėr klan brenda qeverisė. Kam parė forcėn e parasė qė blinte, dhe frikėn e egėrsisė sė mafias qė kėrcėnonte. Ka qenė vetėdija e humbjes sė vendit tim, qė gjatė fushatės elektorale refreni im ka qenė; zgjedhjet nuk duhet tė kishin bazė aq ndarjet politike, se sa ndarjet mes korrupsionit dhe luftės ndaj tij, krimit dhe vendosjen e tij para ligjit. Nuk kam parė kuq e blu, por kam kėrkuar tė dalloj vetėm mes tė ndershmes, korrektes, ligjit, integritetit dhe vjedhjes, turpit, korrupsionit, krimit, mafias e kapjes. Ndaj dhe ditėn e parė pas zgjedhjes sė kryetarit tė parlamentit ju thashė: Unė do tė jem avokatja juaj!

Ju qeshėt, por mbi tė gjitha e keqkuptuat. Unė nuk jam penduar hiē se e thashė dhe se u tregova fleksibėl me kohėn mbi normėn, me kohėn mbi rregulloren. Fleksibiliteti e toleranca janė vlerat dhe mjetet mė tė mira. Por ju e keqkuptuat. Disa e lexuan si dobėsi atė, toleranca i mėrziti, i nervozoi. Por unė edhe sot nuk ju fajėsoj ju pėr kėtė , as per gjestet tuaja vulgare, as pėr kėrcitje dhėmbėsh, as .... Por ju gabuat, kur menduat se mund tė bėhesha avokate e korrupsionit. Por sinqerisht, nuk ju ndihmoj dot nėse edhe pas njė viti ju nuk e pranoni se nuk jeni nė pushtet. Unė sot, e kuptoj shumė mė mirė se sa e vėshtirė ėshtė pėr disa qė s’mund tė pasurohen pėrmes karriges politike. Kėtė, disa nuk mund ta pranojnė. I duket e padrejtė, i duket e pa mundur. I duket e padurueshme.

Nervozizmi e mospranimi i 3 korrikut ėshtė njė problem i madh i mentalitetit te errėt, qė nė radhė te pare nuk pranon parimin bazė tė funksionimit tė demokracisė, votėn, e rregullin bazė tė funksionimit tė saj ,qė ėshtė qeverisja e mazhorancės. Por, kjo ėshtė vetėm njėra anė , me tė cilėn mua mė ka rėnė pėrgjegjėsia pėr t’u pėrballur kohėt e fundit.

Gjatė kėtij viti kam parė nė sallėn e parlamentit gjėra qė njė mendje normale, racionale nuk mund t’i kapė. Kam parė ish-ministra, qė i bien me grushte bankave,qė ngrihen nė kėmbė pa ditur pėrse-nė, qė i drejtohen foltores dhe fillojnė ta tundin atė. Kėta janė ish-ministra, qė unė s’ia kisha mėsuar as emrin, sepse nė legjislacionet e mėparshme s’kishin folur kurrė, por unė i kam falur. Kam kaluar shumicėn e seancave ku pakica nuk e dinin pėrse ishin, ēfarė rend dite kishte, ēfarė ligji do tė diskutonin. Ato dinin vetėm njė gjė. Byroja Politike kishte vendosur ,qė seanca do tė bllokohej, se nuk duhej tė lejohej kalimi i ligjeve,se s’duhej lejuar reforma, se s’duhej tė hapte gojėn mazhoranca. Une e di, se reformat nxisin debate, por kurrė bllokime, kurrė bojkotime. Pse nuk merremi vesh per reformat? Pse ndahemi kaq egėr tek keto? Ne dhe BE i shohin ato si harta e rrugės, si e vetmja shpresė e integrimit dhe e mirėqenies, kurse disa si arsye e fortė pėr tė mos lejuar, per t'u bllokuar. Kjo po, mua me trishton. Kjo po, krijon konflikt tė fortė madje.

E megjithatė nuk kam fajėsuar kurrė brenda meje grupin Parlamentar te pakicės, Shumicėn prej tyre unė i njoh prej vitesh. Disa prej tyre janė personalitete. Disa nuk e ēuan veten nė diskreditim por dhe ata qė u urdhėruan, asnjėherė mė parė s’kishin patur tė tilla sjellje. Por pastaj erdhi dita e bilbilave, e burive, qė shkulėn bulēitė e atyre qė I frynin. Dhe jo njė ditė, as dy, as tre, por muaj te tėrė. Por, kėto banalitete nuk mund tė mė pengonin qė unė tė kaloja nene, ligje marrėveshje, konventa e rezoluta. Shumė opinionistė shkruan se bllokimi e bilbilat i Shkurt-Majit tė 2006-tės synonin qė Shqipėria tė mos nėnshkruante MSA-nė. Por unė kurrė nuk desha ta besoja kėtė.

Pėrsėri, nuk i ve faj grupit parlamentar tė opozitės. Nuk i fajėsova as kur filluan tė shkulnin priza, tė prishin kompjuterėt, tė kėputnin linjat elektronike, t’i suleshin administratės. Jo se jam e pa limit. Jo se brenda meje nuk revoltohesha, nuk trishtohesha. Jo, jo, askush mė shumė se unė nuk dėshiron mbarėvajtjen e seancave. Askush mė shumė se unė nuk ėndėrronte qė parlamenti tė bėhej mė civil. Jo se nuk trishtohesha, vecanerisht nga bojkoti, pėrkundrazi. Por, tė gjitha keto mė benė mė tė vendosur kundėr vandalizmės, banalitetit, fjalėve e gjesteve te urrejtjes. Jo se jam “e hekurt”, jo. Edhe une prej mishi e gjaku jam, por detyra qe e konsideroj mision, mė imponon durim e qetėsi. Per mė teper, unė nuk e njoh urrejtjen. Pėr tė gjitha kėto mė akuzoni se jam e ashpėr, duke e ngatėrruar ashpėrsinė me vendosmėrinė. Pse mbėshtes reformat mė akuzoni, mė sulmoni, hidheni mbi tryeza, fluturoni mbi karrige, thyeni mikrofona, shani, fyeni, thyeni e tentoni tė pushtoni Parlamentin. U ulėt mbi karriget tona duke treguar me gjeste nė mėnyrė ’’inkoshiente’’ se ju nuk e pranuat kurrė 3-Korrikun.

Dhe tani dua t’ju rrėfej, pse unė s’ju akuzoj ju. Sepse, arkitekti, regjisori, inspiruesi nuk jeni ju. Jo, ėshtė vetėm kryetari juaj. E unė sot akuzoj Edi Ramėn, pėr ēdo gjė tė turpshme tė pa precedent, gjatė kėtij viti nė parlament. Ai nuk e pranoi kurrė faktin se ai ishte jashtė kėtyre mureve e ca te tjerė brenda. Ai nuk mund tė pranonte qė kėtu flitej pėr ligje, se ai nuk e pėrmend kurrė fjalėn ligj. Ai nuk mund tė lejonte kurrė qė kėtu tė flitej pėr reforma sepse ne s’duhej t'i ndėrmernim ato, prandaj si vetė, njė vit mė parė me megafon, j'ua sygjeroj juve ta imitoni atė bori. Unė akuzoj, kete “antikomunist”, kryetarin e Partisė sė Enver Hoxhės, sepse, ai urdhėron bllokimin e seancave, sepse kėtu nė kėtė sallė nuk duhej tė flitej pėr program qeveritar , sepse siē pohoi vetė dy javė mė parė ai nuk ka njė tė tillė pėr vete. Unė di, se ky ‘‘kryetar’’, qė s'u bė kurrė de facto, ju shan, ju kėlthet ,ju terrorizon sesi ju, mund tė lejoni njė zonjė qė tė drejtojė 140 burra.

Unė akuzoj ketė ‘’njeri krize’’ per kėtė. Unė akuzoj njeriun qė prej njė viti ka vetėm njė axhendė, tė nxisė tensione, tė bllokojė, tė krijojė konflikt, tė pėrdhosė parlamentin , tė pėrbaltė keshtu sovranin. Jo, ketė nuk mund ta pranoja kurrė. Ndaj, kam mbrojtur parlamentarizmin, kam mbrojtur vendimet e parlamentit pėr t’i qėndruar pėrgjegjėsise tė madhe qė mė eshte dhėnė pėr tė mos lėshuar nė principet e besimet e mia. Nė ēdo kohė, nė ēdo fjali kam synuar vetėm tė shpėtoj parlamentin nga pėrbaltja. Jam lutur Zotit. O Zot mė jep forcė qė tė pėrballoj njerėzit qė duan tė nxijnė jo thjeshtė kėtė sallė, po synojnė tė pėrbaltin, kombin tim. Unė di tė them njė gjė, qė njė 1-vit nė ketė parlament me gjithė vėshtiresitė e krijuara kemi kaluar ligje tė rėndėsishme, bazė tė reformave tė jashtėzakonshme, qė njė vend mund t'i kalojė nė 15-20 vjet. Per kete kemi marrė, urimet e njerezve te ndershem. Po per kėtė vendosmeri, jo timen, por tė shumicės, morėm njė vlerėsim special nga KE-ja, qė thoshte se: Roli i parlamentit si institucion qendror, politik ėshtė rritur nė vazhdimesi’’ e jo vetem kaq, por edhe “teknikisht, pra ne jeten e pėrditshme parlamentare, Kuvendi ka rritur efektivitetin dhe transparencėn.” E pėr kėtė jam shumė Krenare. Unė dua tė falenderoj shumicėn e deputetėve qė me qetėsi e durim mė mbėshtetėn nė kėtė detyrė tė vėshtirsuar nga ai, qė ėshtė jashtė ketij institucioni, nga ai qė s’njeh parlamentin, qė nuk ka idenė e procedurave parlamentare, nga ai qė nuk do tė dijė ēfarė do tė thotė shtet – e aq mė pak shtet ligjor; nga ai qė nuk pranon pėrpjekjet, anti korrupsionin, qė nuk duron shkatėrrimin e bandave, me atė qė tallet me tė varfrin , me atė qė pėr individualizmin e tij, tė vet personal tenton tė shkel mbi sovranin, mbi kombin, por, po aq dhe mbi partinė, kryetar i tė cilit ai tenton tė bėhet. E ju sot mė akuzoni sepse unė mbroj principet e bindjet e mia. Pse them me zė tė lartė atė qė shumė prej jush e thotė me zė tė ulėt, pse ngrihem e them se shteti nė disa segmente ėshtė ende I kapur, pse nuk pajtohem me korrupsionin, sistemin e kleptokracisė, pse nuk mbroj vjedhjen, pse jam e ashpėr me krimin, pse nuk bashkėpunoj me avokatėt e kėtyre tė fundit.

Ju mė ēudisni!

Ju mendoni se unė kam frikė nga ai qė ju quani “Mocion”. E kjo duhet tė mė mbyllė gojėn? Ju mė bėni presion me postin e Kryetarit dhe kjo ju duket e majftueshme qė unė tė cedoj. Ju mė sulmoni e hakrroheni me dhunėn verbale dhe me kete shpresoni se kjo mė lėkund? Gaboni shumė kolegėt e mi. Ai “Mocion” i juaj qė duhet tė mė rrėzoj e sepse unė them ēfarė mendoj, seps unė bėj se ēfarė besoj ,mė kujton nenin -55 tė kushtetutės tė Enver Hoxhės. Ju nuk e dini . Por do t’ua them sot, pėr atė nen e kushtetute nga tre pjesetaret e familjes sime ,dy ,vetėm 30 vjeē u dėnuan me pushkatim, vetėm se kishin studjuar jashtė e nuk pajtoheshin pikerisht me tė. Ai nen e ajo kushtetutė , bėri qė babai im themelues i bankes sė shtetit kėtu nė Tiranė tė dėbohej nga kryeqyteti e tė pėrfundonte hamall nė njė fabrikė. Ai nen , ajo kushtetutė, qė s'donte tė lejonte jo vetem tė flisja por as tė mendoja bėri qė kur isha 18-vjeē tė mė’’ internonin’’ pėr tė punuar jashtė qytetit tim ,tė mos mė jepte tė drejtėn e studimit (edhe pse nuk kisha asnje nėntė) e tė mos ulesha nė bankat e shkollės, kur ai qė firmos sot mocionin, ishte minister arsimi i diktatures. Unė nuk kam folur kurrė shumė pėr kėto gjėra, e nuk dua tė vazhdoj mė tej as sot. Por mė besoni se jam rritur nė njė ambjent kur dikur kishim qenė shumė tė pasur pėr tu kthyer nga ajo kushtetutė, qė ju doni te ktheni , ndėr familjet mė tė varfėra. Vij nga njė ambjent ku gjyshėra, e bijtė e tyre kanė parė majat mė tė larta tė politikės sikurse edhe burgje e pushkatime, por nė principe besimet e tyre nuk I kanė lėshuar kurrė. I thashė kėto pėr t’iu kujtuar se ēfarėdo qė tė bėni, nė 101- mocione e stėr mocione unė kurrė nuk lėviz asnjė presje nga ajo qė kam thėnė. Pėrkundrazi, kam njė vetėdije mė tė thellė pėr tė vazhduar edhe mė me vendosmėri, e pėr t'u thėnė me zė tė lartė se: Presidenti me dekretin e tij tė mos shkarkimit tė prokurorit ka inkurajuar krimin e korrupsionin. Me ate dekret ai firmosi per te mos njohur sovranin. Shumė e rende z. president, njė incident I rėndė historik, dite e trishtueshme ,qė konfirmoi se sa rezistencė ka nė zyrat e shtetit pėr tė vėnė nė jetė 3- Korrikun. Ju them me bindjen me te plotė se qeveria e gjygjsorit, qe eshte KLD-ja, ėshtė pėrgjegjėsja e pare e situates se frikshme te korrupsionit ne gjygjsor, ju them me ze te larte qe ta degjoni mire se jam e lemerisur qe presidenti nuk pranon te marre ne konsiderate dosjet e frikeshme te institucioneve te shtetit mbi rrethanat e frikshme te nje gjykatese,e jo vetem kaq.por ne tv kerkon votimin e saj per ne gjykaten e lartė. Ndaj unė ju them sonte kėtu, se shkaqet qė ju tentoni t’i shisni kundėr meje janė aq sa tė pa vėrteta, aq edhe qesharake, por qe mua vetem me nderojne. Ju pėrsėri harroni se ajo kėrkesė e juaj, ruhet e depozitohet, e shpejt edhe do tė botohet, por mė besoni do ju vijė turp nesėr qė akuzoni Kryetaren e Parlamentit, se paskam folur. Por pika mė absurde e kėrkesės tuaj, eshte ajo qe mė akuzon se paskam emėruar anėtarėt e; KQZ, KRTSH, KDRTSH, KLD etj. Ēdo emėrim qė bėhet, ēdo shkarkim qė realizohet, ēdo ligj qė diskutohet, ēdo rezolute qė vlerėsohet kryhet permes procedurave nė Parlament. Vetėm permes inisiativės ligjvėnėse tė qeverisė, ose tė deputetėve, e pastaj votohet nga shumica e caktuar. Kryetari i Kuvendit vetėm firmos ēdo gjė, qė vetėm seanca aprovon.

Kryetari ka vetėm njė votė, por ka dhe njė detyrė, tė firmosė vendimin e shumicės, madje edhe kur vota e tij mund te jete ndryshe. Kjo ėshtė detyra ime. E unė e kam bėrė e do e bėj. Pastaj, ju edhe harroni. Ju akuzoni per KKRT- sikur ky problem doli vetėm sot, por harroni ju se 8 vjet me pare z.Arbnori hyri ne greve urie per ta shpetuar ate nga kapja; a nuk skuqeni pak ,qė me akuzoni pikerisht per ate , pėr tė cilėn BE-ja na pėrgėzon?

Ju me akuzoni per KLD.Turp. Frikė, qė e mbroni KLD. Unė nuk hesht pėr tė. Maja, e shtyllės bazė tė shtetit, qė ėshtė e kapur e unė tė mbyll gojėn Kurrė.! Kėtu do jem, prapė nėn mocion, prapė pėr tė njėjtat arsye. E po ju a pėrsėris, kryetarja e parlamentit ėshtė ngritur e do tė ngrihet pėr tė mbrojtur vendimet e sovranit. E ju qė mė akuzoni pėr kėtė, ju them se vetėm mė nderoni, sepse mė akuzoni se bėj detyrėn,sepse me akuzoni se mbroj standartet.,sepse jam me reformat e BE. Kjo mė bėn tė ndjehem krenare. Ketu eshte edhe pakenaqesia juaj.Po,po,sepse: Ajo qe per ne dhe BE-nė eshte reforme, per ju eshte cmontim, uzurpim; Ajo qe per ne e BE-nė eshte lufte kundėr trafiqeve, per ju eshte terror policor ndaj qytetareve te ndershem; Ajo qė pėr ne e BE-nė ėshtė frymėmarrje e nxitje e profesionalizmit nė KDRTSH, pėr ju ėshtė gllabėrim i medias; Ajo qė pėr ne e BE-nė ėshtė reformė nė drejtėsi pėr tė shkaterruar lidhjet e tij me krimin, pėr ju ėshtė prekje e pavarėsisė. Madje edhe ajo qė pėr nė e BE-nė ėshtė vlerėsuar se” parlamenti ka bėrė pėrmirėsime nė aplikimin teknik tė rregullores”, pėr ju ėshtė shkelje e kėsaj tė fundit.

Ju e dini po aq mirė sa unė se kėrkesa juaj jo vetėm nuk qėndron nė kėmbė, por as nė gjunjė.Kete e di edhe parlamenti rinor dhe cdo senat i shkollave tetevjecare.

Unė ,nuk kam menduar perpara se do isha ne ate post,e aq me pak se do shihja ca vulgaritete, qė lanė tė ēuditur botėn, e po kėshtu as fėmijėt e mi. Por nuk zgjodha heshtjen e as konformizmin, sepse interesi i vendit duhet tė dalė gjithnjė para ēdo komoditeti personal. Pastaj, unė nuk kam qėnė kurrė njė ikse, nuk jam shmangur kurrė ditėve tė palumtura. E kėtė e kam bėrė me sensin e thellė tė peshės sė pėrgjegjėsisė.E kam bere ne emer te principeve ,te atyre parimeve pas te cilave kam rendur edhe kur isha 15, apo 25 vjec. Por me vete kam ndjerė se kam edhe mbėshtetjen e shqipėtarėve qė turpėrohen po aq sa unė me dhunimet, bllokimet, thirrjet e ulta, bojkotimet, shpifjet, e atij qė duke zbardhur dhėmbėt, para televizionit qė jep direkt kėto skena vazhdon tė dirigjojė pėrpjekjet pėr tė mos lejuar seanca normale. Por, nė tė njėjtėn kohė unė, e konsideroj vehten se kam qėnė e privilegjuar qė jam vėnė nė ca prova, qė nuk jam dorėzuar, para pėrpjekjeve pėr tė ndaluar ecjen pėrpara tė reformave tė duhura, qė nuk jam friksuar, kur si nė njė spital tė marrėsh, burrat hidheshin pa ditur pėr ku? Pėr kėtė une tregoj me gisht vetem atė ,qė i nxihej fytyra kur shqipėria nėnshkroi MSA, atė qė urdhėroi tė pushtoje Parlamentin ditėn qė kuvendi do tė kalonte buxhetin shtesė, ditėn kur mazhoranca po kthente nė mbi 500 mil $ tė fituara nga antikorrupsioni, nė rrugė, ne vende pune,nė shkolla, kanalizime, kabina elektrike ,pensione etj . Atė qė gėnjen me paftyrėsi mbi …sfidėn e mijėvjecarit ……… .

Unė akuzoj, ATE,qė e urren partinė, kryetar i sė ciles thotė se ėshtė, qė pėr njė vit, nuk lejoi grupin opozitar parlamentar tė diskutonte tė paktėn njė herė pėr rrogat, tė pyeste nje herė pėr pensionet, tė interesohej pėr legalizimet,per rrugėt, pėr shkollat....Unė nuk gjej fajtor tjetėr veē ATIJ, qė pėrbuz grupin e vet, e Pėr kėtė, e katandisi opozitėn, nė njė grup qė pėr nė vit nuk solli nė kėtė seancė qoftė edhe 1 amendament. Me falni, keni bėrė njė amendament per komisionin hetimor tė pasurive te politikaneve, biles edhe e keni votuar,por te nesėrmen nuk e njohėt dhe e bojkotuat.

Unė nuk ia fal kurrė Atij bllokimin qė i bėri dhe po i bėn reformės zgjedhore.

- Unė ndjej vetėm pėrbuzje pėr thirrjen qė i bėn grave tė grupit te tij pėr tė sulmuar kryetaren e parlamentit.

- Unė kam vetėm neveri pėr mė tepėr se TI, tė gjitha kėto I bėn dhe pastaj fshihesh, si frikacak, vogėl, i pa burrė.

Nė gjithė kėto vite qė unė jam nė Parlament duke kaluar nė periudha tė vėshtira tė kėtij tranzicioni, unė kam luftuar pėr atė qė unė kam besuar.

Jam pėrpjekur tė bėj mė tė mirėn nga detyrat qė mė janė ngarkuar, kam synuar tė mbaj me dinjitet pėrgjegjėsitė qė mė janė besuar. Shumė herė kam patur sukses, disa herė nuk ja kam arritur qėllimit por gjithmon si njeriu qė ėshtė nė arenė, herė me entuziazėm, herė me dhimbje por gjithnjė me pasion e devotshmėri tė paktėn kam tentuar pa harruar te shkuaren te shikoj nga e ardhmja. J.Topalli kupton se ku ju kerkoni te shkoni. E si une shumė te tjerė. Unė kėtu jam, kėtu do jem. Pas 3 muajsh kėtu do jem pėrsėri pėr mocionin e tretė. E pres me kėnaqėsi, kėtu do jem nė cilėndo ditė apo ore kur t’iu urdheroje Ai, pėrsėri kėtu do jem pėr t’iu thėnė shumė gjėra tė tjera. Por njė gjė dua t’iu them tani. Harrojeni ‘45-ėn; Harrojeni ’97-tėn. Kurrė mė. Qė prej 8 dhjetorit tė ’90-tės, Shqipėria dhe shqiptarėt nuk varen me nga “firmat” tuaja, qofshin ato mbi ekspertiza, denime me vdekje, pretenca prokurorėsh, apo varianti me modern i tyre ... mocionet.

Shqipėria e shqiptarėt kanė firmosur tjetėr gjė, ato janė firmėtarė fisnik,firmėtare tė Europės. Ato kane firmosur marreveshjen e ėndrrės sė tyre, marreveshjen e qėnies sė tyre me Europėn.Shqiperia po ecėn pėrpara dhe do vazhdojė, madje edhe me ju brenda.

Jozefina Topalli

 
Top
SKORPIONSKING
view post Posted on 23/11/2006, 01:09




Sherr ne qeveri, Pollo kunder Ndokes
E Hene, 20 Nentor 2006
Nje dite firmosjes se marreveshjes Berisha-Ndoka, Ministri i Arsimit Genc Pollo shprehet kunder perfshirjes ne ekzekutiv te demokristianeve: “Nuk eshte e udhes te futen ne qeveri elemente Haxhiqamiliste qe nuk mbartin te njejtat vlera me demokristianet e tjere apo partite e tjera te koalicionit”

Reformatoret shprehen kunder hyrjes se demokristianeve te Ndokes ne qeveri. Kreu i reformatoreve Genc Pollo, njekohesisht Minister i Arsimit ne kabinetin qeveritar te Berishes, ka zgjedhur t’i pergjigjet nga Durresi, marreveshjes se nenshkruar vetem dy dite me pare mes kreut te ekzekutivit Berisha dhe kreut te demokristianeve Ndoka. Sipas tij, “nuk eshte e udhes te futen ne qeveri elemente Haxhiqamiliste qe nuk mbartin te njejtat vlera me demokristianet e tjere apo partite e tjera te koalicionit”. Sipas Pollos, zgjerimi i grupit parlamentar nuk nenkupton domosdoshmerisht nje force te konsoliduar po kaq edhe ne elektorat, pasi ajo eshte bashkim deputetesh qe nuk eshte testuar ne elektorat.

Pollo gjate fjales se tij ka shtuar se bilancet e punes se qeverise jane pozitive dhe fitorja e koalicionit te djathte ne keto zgjedhje eshte e sigurt. Gjithashtu Pollo ka nenvizuar se lidhur me zgjedhjet vendore do te behet nje marreveshje, e cila do saktesoje menyren e bashkepunimit qe nuk do lejoje demtimin e asnje prej anetareve te koalicionit ne kurriz te nje tjeter anetari.

Ne prani te kryetarit Pollo ne konferencen e Durresit eshte perzgjedhur dhe drejtuesi i PDR-se, per qytetin bregdetar. Kjo eshte hera e pare qe kreu i demokrateve te reformuar Pollo sulmon politikisht Ndoken, nga koha kur ky i fundit la postin e nenkryetarit te PDR-se, per postin e kryetarit te PDK-se. Vetem pak muaj me pare, Nard Ndoka se bashku me dy deputete te tjere reformator Jak Ndoka dhe Frrok Gjini, u larguan nga PDR-ja per t’u bashkuar me PDK-ne, duke e cuar kete grup parlamentar ne numrin 5 bashke me dy deputetet ekzistues, Nikoll Lesi dhe Ndue Shpani.

Me pas me nje kongres te jashtezakonshem anetaresia e PDK-se i besoi Nard Ndokes drejtimin e partise pas doreheqjes se Lesit nga ky post. Ndoka premtoi se shume shpejt do te rrise elektoratin e kesaj force dhe se do te beje qe PDK-ja te perfshihet ne qeveri shume shpejt. Ndersa Ndoka, pak muaj me pare, pas largimit nga PDR-ja ka sulmuar ish-kryetarin e tij, Genc Pollo, duke e perkufizuar si nje politikan te keq, i cili duhet te largohet nga karrigia e ministrit qe mban. “Pollo eshte nje teknicien i mire, nje drejtues i mire i asaj ministrie, por nje politikan i keq. Kjo nuk do te thote qe ai nuk do te largohet nga karrigia”, ka nenvizuar Ndoka. Ndersa PDR-ne, Ndoka ka preferuar ta konsideroje nje kapitull te mbyllur, e cila ka historine e vet tashme.

Marreveshja bashkeqeverisese PD-PDR:

Marreveshja politike mes Partise Demokratike dhe Partise Reformatore parashikon kater pika te cilat arriten qe aso kohe te sheshonin shume mosmarreveshje mes ketyre dy forcave.

1 - Hartimi nje programi te perbashket elektoral.

2 - Bashkerendimi i i bashkepunimit te komisionereve neper komisionet zgjedhore.

3 - Harmonizimi i qendrimeve dhe i bashkepunimit me faktorin nderkombetar, me qellim qe ky faktor te kuptoje qarte perparesite e qeverisjes se opozites ndaj asaj te socialisteve.

4 - Mbeshtetja reciproke midis PD dhe PDR ne mazhoritar dhe proporcional.





Minoriteti grek, minimal numri i vetedeklarimeve
E Hene, 20 Nentor 2006
Drejtuesit e Agjencise Rajonale te Legalizimeve ne Gjirokaster e kane vleresuar

“te ngadalte” ecurine e procesit te legalizimit te ndertimeve pa leje ne zonen e minoritetit grek ne rrethin e Gjirokastres

Drejtuesit e Agjencise Rajonale te Legalizimeve ne Gjirokaster e kane vleresuar

“te ngadalte” ecurine e procesit te legalizimit te ndertimeve pa leje ne zonen e minoritetit grek ne rrethin e Gjirokastres. Sipas drejtuesit te kesaj agjencie per Prefekturen e Gjirokastres, Dino Cico “numri i vetedeklarimeve ne lidhje me legalizimin e ndertimeve pa leje ne zonen e minoritetit grek eshte minimal dhe mjaft i ulet krahasuar me zona te tjera te Prefektures”. “Komunat e Dropullit te Siperm, Dropullit te Poshtem, Pogonit dhe nje pjese e Rrezes se Zeze jane shume mbrapa per legalizimin qofte te ndertimeve pa leje qofte edhe te shtesave te ndryshme”, pohon drejtori Cico.

Duket se pengese per urbanistet dhe inspektoret e legalizimit ne keto zona eshte bere emigracioni I popullsise jashte shtetit. “Pjesa me e madhe e banoreve te ketyre fshatrave te cilet jane edhe pronare te mundshem te ketyre ndertimeve jane jashte shtetit, ne emigracion cka pengon ecurine normale te ketij procesi”, pohojne inspektoret e legalizimit ne Gjirokaster. Qenia e tyre ne Greqi dhe shtete te tjera i pengon pronaret e ketyre ndertimeve qe te kene informacionin e nevojshem ne lidhje me procesin e legalizimeve. “Ne vazhdimisht kemi komunikuar me pushtetin vendor ne zonen e minoritetit grek per te gjetur mundesine e daljes nga kjo situate”, pohojne drejtuesit e zyres se legalizimeve ne Gjirokaster. Ata kane propozuar qe vetedeklarimin ne lidhje me shtesat apo ndertimet e ndryshme ne kete zone ta bejne te afermit e emigranteve apo procesi i legalizimit te kryhet ne baze komune apo fshati. Sipas drejtorit te ARL Dino Cico “ venia ne jete e ketyre propozimeve nuk sjell asnje problem ne lidhje me pronesine individuale mbi ndertimet dhe shtesat e ndryshme”.

Por numri i madh i emigranteve ne Jug te vendit sjell probleme per ecurine e procesit te legalizimeve edhe ne zona te tjera ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres. “Mungesa e informacionit ben qe emigrantet te mos kene dijeni ne lidhe me kete proces cka ndikon ne numrin e ulet te vetedeklarimeve krahasuar me sasine qe ne duhet te kishim”, pohon drejtori i zyres se legalizimeve Cico. Aktualisht per ndertimet dhe shtesat e ndryshme ne rrethin e Gjirokastres jane dorezuar 1070 vetedeklarime, per rrethin e Permetit 500 vetedeklarime nderkohe qe 289 te tille numerohen per rrethin e Tepelenes. B.Kore


 
Top
ROMANTIK^DEATH
view post Posted on 25/11/2006, 09:51




Rama fut nė sherr aleatėt, u premton tė gjithėve tė njėjtat bashki



Shpėrthen sherrnaja pėr ndarjen e zonave tek aleatėt, e cila po ēon nė pėrēarjen e plotė tė koalicionit opozitar. Gjinushi, Meta dhe Milo janė pėrfshirė nė njė betejė qė mund tė ēojė nė bojkot zgjedhjesh, pasi tė gjithė kanė marrė nga Edvini premtime pėr tė njėjtėn njėsi zgjedhore. Deklaratat pritet tė ashpėrsohen, ndėrkohė qė askush s’pranon tė ndajė me PS-nė pėrgjegjėsinė pėr humbjen e tė gjitha bashkive tė mėdha



Qerthulli vicioz nė tė cilėn e ka futur konjuktura aktuale politike kreun e Partisė Socialiste, Edi Rama qė ėshtė i dėnuar si nga anėtarėsia ashtu edhe nga aleatėt e

tij qė tė rikandidnote pėr nė Bashkinė e Tiranės. Pėr shkak tė pėrqėndrimit tė betejės politike nė kryeqytetin shqiptare tė afro 1 milionė banorėve, kryebashkiaku rrjedhimisht do tė ketė shumė pak influancė nė rrethe ku edhe niveli i intrigave nga ana e kreut tė lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, kryesocialdemokratit, Skėndėr Gjinushit apo kreu tė Demokracisė Sociale, Paskal Milo do tė jenė nė nivelin e tyre mė tė lartė. Dhe krisja qė ka filluar qė tė ndiehet qė tani pėr shkak tė pretendimeve tejet tė mėdha tė kėtyre 3 drejtuesve partiakė janė njė tregues paraprak se me lėshimet e bėra sė fundmi Edi Rama ka humbur totalisht jo vetėm autoritetin e forcės kryesore tė opozitės por edhe atė tė njė lideri normal partie. Ndonėse formalisht kryeasocialisti pati fjetur mendjen se aleatėt do tė marrin atė pjesė tė zonave qė janė na proporcion me rezultatin e zgjedhjeve jo lokale por tė pėrgjitshjme tė 3 korirkut tė vitit tė kaluar, pikėrisht ky argument ka rrisjellė nė kujtesė Gjinushit nga njėra anė dhe Metės dhe Milos nga ana tjetėr fenomenin e Dushkut, si rezultat i sė cilės forca e profesorit tė matematikės u fry tej mase. LSI-sė i ėshtė premtuar nė tavolinė 30 pėrqind tė zonave elektorale, e megjithatė Skender Gjinushi, me anė tė rregullit tė thjeshtė tė treshit llogariti se forca e tij duhet qė tė pretendojė pėr 5 pėrqind mė shumė, pra pėr 35 pėrqind. Nga ana e tij nė kėtė valė histerie pėr tė ndarė thelat e njė partie tė dėrrmuar nga eskperimentet e shumta qė Ram ka kryer gjatė njė viti, edhe Paskal Milo, duke prentenduar se votat e tij kanė shkuar tek ish-kryetari i tij Gjinushi kėrkon minumi 3 bashki tė vogla dhe dhjertėra komuna. Me njė llogari tė thjeshtė i bie qė opozita duhet qė tė fitojė me nje rezultat prej 150 pėrqind pėr tė kėnaqur ambicjet e aleatėve tė vegjėl ose vetė PS-a duhet qė tė reduktohet nė njė forcė tė dorės sė dytė, ēka do tė ishte njė dhuratė nga qielli pėr kreun e LSI-sė qė nuk ka ngurruar qė tė deklarojnė publikisht sė kėrkon qė tė bėhet forcė e parė politike nė vend. Pavarėsisht tinzanėrisė politike edhe Gjinushi i pasigurtė nė formulėn e tij dushkiane, kėrkon mė tepėr hapėsirė nga droja se mungesa reale e njė elektorati do tė lėrė zbuluar pėr nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kėsisoj pėrplasja LSI-PS ka kaluar nė njė riavlitet brenda aleatėve tė vegjėl, ku pėr rrejedhojė nnė disa nga bashkitė e jugurt si nė Gjiokastėr, Tepelenė apo Delvinė, kanė filluar qė tani pėrplasjet e dhe akuzat e ndėsjellta mes kanditatėvė tė LSI-sė dhe PSD-sė.Kjo luftė nervash ndiqet sigurisht me shqetėsim nga Edi Rama, i cili ėshtė i pafuqishėm pėr tė bėrė diēka mė tepėr sesa tė japė mesazhe solidariteti, tė cilat nuk mundet qė tė shuajnė sherrnajėn qė me shumė gjasa do tė pėrfundojė me ēarjen e koalicionit dhe largimin e njėrit prej aleatėve zgjedhjet, duke bėrė thirrje pėr bojkotin e tyre. Por thirrjet e bojkotit po afrohen edhe pėr shkak tė pabesisė sė Edvinit, i cili u ka premtuar tė gjithė aleatėve tė njėjtat bashki, ēka s’mund tė zgjidhet sė afėrmi e natyrisht edhe do tė sjellė prishjen, sic pritet tė ndodhė sė afėrmi me bashkinė e Roskovecit, e cila u ėshtė premtuar njėkohėsisht kandidatėve tė Metės, Gjinushit e Milos.



Berisha: Rama nuk mund tė fitojė mė me vrasės mė pagesė



Duke komentuar letrėn e kongresmeėneve amerikanė drejtuar Presidenti Bush, kryeministri garantoi edhe njeherė se zgjedhjet lokale do tė jenė tė lira e tė ndershme ēka sipas tij e pėrjkashton mundėsinė qė kėtė herė Edvini tė fitojė pandershėmrisht me anė tė terrorizimit tė komisionerėve vendorė me vrasės me pagesė



Kryeministri Berisha e vleresoi dje interesimin e kongresemėnev amerikane pėr zgjedhjet lokale nė Shqipėri, duke pėrfituar edhe njeherė nga rasti pėr tė garantuar jo vetėm Kongresin dhe Senatin amerikan por tė gjithė organizmat ndėkombėtare se qeveria qė ai drejton ėshtė e vendosur qė tė zhvillojė njė proces zgjedhor tė drejtė dhe tė ndershėm e duke ftuar me kėtė rast ardhejn e sa mė shumė vėzhguesve tė huaj pėr ta monituruar procesin. ”Me sa kam dėgjuar, kėta miq tė Shqipėrisė ngrenė tė gjitha shqetėsimet qė lidheshin me qeverinė qė shkoi. Ajo ēka mė pėrket mua, janė dy ēėshtje: Sė pari, zotimi dhe angazhimi i kėsaj qeverie pėr tė bėrė tė gjitha detyrat pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Pėrkushtim i plotė pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, ēfarė ėshtė nė dorė tė qeverisė dhe besimi im se kėto janė tė mundura. Sė dyti, tė ftoj sa mė shumė vėzhgues, observues, tė ndjekin kėto pėrpjekje dhe kėtė pėrkushtim pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Dhe unė, disa prej tyre qė i njoh, i ftoj me shumė kėnaqėsi qė ditėt e zgjedhjeve tė gjenden nė Shqipėri”- deklaroi Berisha nė pėrgjigje tė njė pyetje te drejtuar pas takikmit qė zhvilloi dje nė ambjentet e selisė kryeministrore me homologun hungarez Ferenc Grushani. Sipas problemet tė gjitha problemet qė ngre opozita kanė ekzistuar vėrtetė nė tė gjitha zgjedhjet e klauara porse nuk do tė ekzistojnė mė. Berisha theksoi se nė dallim nga proceset kaluara kreu socialist, Edi Rama qė rikandidon pėr herėe tė tretė pėr bahskine e Tiranės nuk mundet qė tė fitojė nė tavolinė me ane tė vrasėsve me pagesė qė “terrorizojnė komisionerėt”. “Problemet qė ngirhen i pėrkasin zgjedhjeve tė shkuara, problemi ėshtė qė tė mos pėrsėriten. Domethėnė, tė mos ndodhė ajo ēfarė u bė mė ēertifikatat nė tė shkuarėn, po tė lexohet letra me vėmendje, tė mos ndodhė qė tė vidhen kutitė apo tė merren serial killer, siē i merrte Edvini nė zgjedhjet e fundit, pėr tė terrorizuar komisionerėt, etj”- tha ai. Ndėrkaq nė liodhje me datėn e zgjedhjeve, kryeministri nuk desh qė tė komentonte vonesat e kėtyre ditėve nga ana e kreu tė shtetit, duke u mjaftuar vetėm se mazhoranca rikonfirmn qėndrimin e saj pėr tė respketuar afateve kushtetuese. “Datėn nuk e vendos qeveria, data ėshtė e Kushtetutės”- vuri nė dukje Berisha.

 
Top
3 replies since 18/11/2006, 22:19   178 views
  Share