ELBASANI FORUM

Reply

ZBULIMET E REJA TE SHKENCES

« Older   Newer »
SKORPIONSKING
view post Posted on 20/11/2006, 00:49 Quote




PERPARIMI I SHKENCES ESHTE GJITHMONE NE RRITJE , KETU DO TE GJENI ZBULIMET ME TE REJA !!!
 
Top
SKORPIONSKING
view post Posted on 20/11/2006, 02:32 Quote




Titulli: Lajme per Ngrohjen Globale!!

--------------------------------------------------------------------------------

Genjeshtra e ngrohjes globale te shkaktuar nga njeriu.
Ngrohja globale eshte nje genjeshter globale. Ajo u shpik ne 1988 dhe perfshin kufizimin ne rritjen ekonomike, vetepermbajtjen, shperthimin e rritjes popullsise si nje "mine me sahat", mbarimin e pasurive natyrore, ndotjen e ambientit , anti-amerikanizem dhe ndjenja anti-kapitaliste dhe mbi te gjitha, friken per nje epoke te re akullnajash. Ata te cilet i kane nderthurur keto mithe me njera tjetren jane bashkuar tanime ne nje grup te ashtuquajtur "ambientaliste".

Shumica e ambientalisteve nuk kane nje kredencial teknik apo shkencor. Ate te cilet keta kane ne dore jane nje sere burimesh informacioni te gatshme te botojne pseudoteorite e tyre pavaresisht se keto teori nuk kane baza dhe prova shkencore. Shkencat per studimin e atmosferes kerkojne njohuri te medha teknike, te cilat nuk i posedon shumica e te ashtuquajturve ambientaliste. Por ata e ndiejne veten te kualifikuar per ti kerkuar aktivitetit njerezor ti perkulet perendise se tyre te re, Nenes Natyre.

Ambientalitet thone se atmosfera e Tokes po behet me e ngrohte. Ata thone se akujt polare dhe akullnajat po shkrijne dhe shkrirja e tyre do te sjelli rritje te nivelit te detit mbi 70 metra duke permbytur qytetet bregdetare.Ata thone se shume zona te Tokes do te kthehen ne shkretetira. Ata nuk i bazojne keto te thena me evidenca te verteta shkencore. Pjese te akujve polare dhe te akullnajave jane duke shkrire, por pjese te tjera te tyre po rriten. Ambientalitet e bazojne "proven" e ekzistences se ngrohjes globale ne pjeset qe shkrijne, por cuditerisht jane te heshtur , madje arrijne deri ne violence kur dikush qe nuk eshte dakort me ta permend pjese te akujve polare qe po rriten. Dhe keto pjese nuk jane pak.

Ne te kaluaren, nuk kane qene te pakta heret qe temperaturat globale kane qene edhe shume me te ngrohta edhe shume me te ftohta sic jane sot. Temperaturat mesatare globale kane ciklin e tyre sipas stineve, por gjithashtu dhe cikle te tjera normale sic i kane pasur gjate gjithe historise se Tokes.

Te dhena shkencore nga studimi i ekzemplareve te akujve mijeravjecare, rrathet e pemeve dhe tregues te tjere te temperaturave mesatare globale e provojne kete gje. Aktiviteti njerezor kurre nuk ka qene shkaktari i ndryshimit te temperaturave globale sic mund tju perpiqen tju mbushin mendjen avokatet e "ngrohjes globale te bere nga njeriu". Nese aktiviteti njerezor do te ishte shkaktari, ku ishin me perpara makinat, termocentralet dhe industria ne te kaluaren tone historike? Ato nuk ekzistonin. Nese aktiviteti njerezor nuk ishte ai qe i shkaktoi keto ndryshime ne temperatura, cfare ishte?

Energjia qe Dielli leshon brenda nje sekonde eshte disa here me e madhe sesa aktiviteti njerezor mund te prodhojne ne disa miliona vjet. Toka rrotullohet rreth Diellit. Orbita e ketij rrotullimi eshte eliptikale. Si rrjedhoje energjia qe arrin ne Toke eshte e ndryshueshme ne baze te distances se Tokes nga Dielli. Aktiviteti diellor gjithashtu rritet ose pakesohet sipas shperthimeve qe behen ne siperfaqen e Diellit. Diferenca ne keto shperthime rrit ose zvogelon energjine diellore qe arrin ne Toke. Kjo shkakton ndryshime ne temperaturat mesatare ne atmosferen tokesore.

Ne vitin 2004, Toka u bombardua me vale te tilla diellore. Kjo rritje e sasise diellore . Kjo energji diellore shkaktoi nxehjen e siperfaqes se Tokes dhe te atmosferes. Pjesa me e madhe e ketyre valeve humbi ne hapesire. Nje pjese e vogel depertoi mbulesen mbrojtese te atmosferes tokesore. Nese Toka do te ishte bombarduar me nje vale diellore drejtpersedrejti, konsekuecat do te ishin tragjike per jeten ne Toke. Por megjithese atmosfera ofroi mburoje ndaj ketyre valeve, nje pjese e tyre depertuan dhe e paten efektin duke perfshire ketu dhe nje ngrohje te vogel te atmosferes.

Gjithashtu shperthimet vullkanike, si ai i Malit te Shen Helenes ne SHBA, hedhin me tonelata hi dhe pluhur ne atmosfere. Sasia e pluhurit dhe e hirit ne atmosfere mund te ndryshoje sasine e energjise diellore qe arrin ne siperfaqen e Tokes. Vullkanet gjithashtu hedhin ne atmosfere gaze te ashtuquajtura gaze qe krijone "efektin e serres". Nje shperthim i vetem i madhesise se Malit te Shen Helenes mund te hedhi ne atmosfere me teper gaze, pluhur dhe hi sesa ka arritur te prodhoje njerezimi qe nga fillimi i historise njerezore! Dhe shperthime te tilla vullkanike jane te shpeshta cdo vit.

Oqeanet jane gjithashtu nje burim kryesor i gazeve te "efektit te serres", ashtu sic jane dhe pemet. Pemet dhe bime te tjera thithin dioksid karboni, por ama kur kalben leshojne metan, nje nga gazet kryesore te efektit te serres. Vegjetacioni qe kalbet gjithashtu leshon gaz metan. Me teper gaz metan leshojne kenetat e Alabamas rreth Nju Orleanit, sesa gjithe aktiviteti njerezor ne pjesen tjeter te SHBA.
Studime mbi smogun ne pellgun e Los Anxhelesit tregojne se mbi 90% e smogut gjeneron ne zonat e gjelberta. Qe te ndihmonin genjeshten e tyre, ambientalistet , te ndihmuar nga media kryesore e censuruan dhe e fshehen kete studim.

Studimet kane treguar gjithashtu se gazrat e efektit te serres te prodhuara nga njerezimi jane rreth 1% e sasise se ketyre gazrave te prodhuara nga vete natyra. Eliminimi total i gazrave te prodhuara nga njerezimi ka efekt te parendesishem ne temperaturat mesatare te Tokes. Eliminimi i te gjithe makinave ne SHBA do te sillte nje ulje te gazrave te "serres" ne pak se 0.2%. Cfare efekti do te kishte kjo ne temperaturat globale? ASNJE! Duke i dyfishuar keto gazra te prodhuara nga njerezit do ta rriste temperaturen globale ne nje grade Celsius, qe eshte ne hapesiren normale te ndryshimit te temperaturave.

Jane ndryshimet e orbites eliptike te Tokes rreth Diellit, shperthimet vullkanike, prodhimi i gazrave nga oqeanet dhe vegjetacioni ( te gjitha fenomene natyrale) qe rrisin dhe ulin temperaturen mesatare te globit, jo aktiviteti njerezor.
Te dhena satelitore te marra 25 vjetet e fundit tregojne se nuk ka ngrohje siperfaqesore apo atmosferike te Tokes. Perkundrazi ato tregojne nje ulje te vogel temperature rreth 0,01 grade Celsius.

Kohet e fundit astronomet kane vezhguar zvogelim te akujve polare dhe ne Mars. A jane marsianet me makinat e tyre , termocentralet dhe industrine e tyre qe po e shkaktojne kete gje? Jo, por "ambientalistet" keshtu mendojne. Ata akuzojne njerezit per kete!

Ngrohja globale eshte nje GENJESHTER. Ata qe flasin per te kane tjeter plane nga shpetimi i planetit nga aktiviteti njerezor.

Tom Gremillion


Plutoni nuk eshte me planet.

--------------------------------------------------------------------------------

Plutoni mė nuk ėshtė planet




Statusi i Plutonit si planet i sistemit tonė Diellor ėshtė vėn nė pyetje qė shumė vite me pare dhe sot mė nė fund statusi iu largua nė mbledhjen e Bashkėsisė Ndėrkombėtare tė Astronomisė nė Pragė.
Rreth 2,500 ekspert janė takuar nė Pragė pėr ta vendosur tė ardhmen e Plutonit. Disa propozime tė ndryshme janė vendosur pėr votim dhe ajo qė e mban statusin e Plutonit si planet, u refuzua.

Plutoni e ka pas statusin e planetit qė nga zbulimi i tij me 1930. Por, Plutoni ėshtė shumė mė i vogel se planetet tjera. Gjithashtu, nė vitet e 90-ta janė zbuluar shumė trupa tjerė me madhėsi tė Plutonit nė shiritin Kuiper, tė cilėt nuk janė kategorizuar si planete. Zbulimi i kėtyre objekteve tė reja e ka pėrforcuar argumentin qė Plutoni nuk ėshtė planet sidomos mbasi qė diametri i Plutonit ėshtė 2,360 km, ndėrsa i objektit UB313 ėshtė 3,000 km.

Tani sistemi jonė Diellor do ti ketė 8 planete dhe disa trupa tjerė orbitues, dhe jo 9 planete si mė parė.

Shkruar nga: Genc B. KASTRATI -
Data: 24/08/2006


p.s nje grup astonautesh amerikane nuk jane dakort me kete zgjedhje te Europes, dhe jane shume te indinjuar me kete vendim qe u mor, duke thene qe vetem 5% e astonauteve votuan ne nje zgjedhje.
Mgjth sipas perkufizimit, planetet xhuxhe (qer ishte dhe Plutoni) nuk mund te konsiderohen planete.
__________________





Disa eshtra tė Kristofor Kolombit mund tė jenė varrosur nė njė katedrale tė Seviljes

--------------------------------------------------------------------------------

Shkencėtarėt gjenetistė thonė se disa eshtra tė Kristofor Kolombit janė varrosur brenda katedrales nė Sevilje tė Spanjės. Ky zbulim mund tė ndihmojė pėr t’i dhėnė fund njė debati 100 vjeēar lidhur me vend ndodhjen e varrit tė kėtij eksloruesi tė madh. Shkencėtarėt thonė se mostrat e ADN-sė nga njė kockė 500 vjeēare hedhin poshtė pretendimin e republikės Domenikane se varri i Kolombit ndodhet nė kėtė ishull tė kontinentit amerikan.

Kristofor Kolombi njihet si zbuluesi i Amerikės. Ai arriti nė kėtė kontinent nė vitin 1492, duke zbritur nė brigjet e ishullit Hispanola, i cili sot pėrbėhet nga dy shtete, Republika Domenikane dhe Haiti.

Historianėt kanė debatuar pėr mė shumė se 1 shekull nėse varri i kėtij eksploruesi ndodhej nė Republikėn Domenikane apo nė Spanjė. Tani shkencėtarėt spanjollė thonė se kanė prova se tė paktėn disa eshtra tė Kolombit ose Kristobal Kolon ndodhen nė njė varr nė katedralen e Seviljes.

Biografja e Kolombit, Konsuelo Varela ėshtė autore e mbi 100 librave, shumė prej tė cilėve rreth eksloruesit. Ajo thotė se paqartėsia rreth vendit tė varrit tė Kristofor Kolombit ėshtė shkaktua pasi trupi i tij u varros e zhvarros shumė herė, dhe ka tė ngjarė qė disa eshtra tė Kolombit tė jenė varrosur nė Santo Domingo tė republikės Domenikane.

Njė grup ekspertėsh kanė punuar prej vitesh pėr zbardhjen e kėtij misteri.

Grupi i shkencėtarėve i kryesuar nga gjenetisti Hoze Antonio Lorente, morri disa mostra tė ADN-sė nga fragmente kockash nė varrin nė Sevilje dhe i krahasoi ato me ADN-nė nga eshtrat e vėllait tė Kristofor Kolombit, Diego gjithashtu i varrosur nė kėtė qytet jugor spanjoll.

Shkencėtari Lorento thotė se gjatė punės kėrkimore ata u ndeshėn me vėshtirėsi tė shumta teknike. Atyre iu desh tė zhvarrosnin dhe ekzaminonin eshtrat e vėllait tė Kolombit pėr tė bėrė njė krahasim tė pėrshtatshėm tė ADN-sė qė tregoi se Diego dhe Kristofor Kolombi ishin vėllezėr tė paktėn nga nėna.

Antropologu Manuel Botella punoi nė kėtė projekt pėrkrah gjenetistit Lorente, duke pėrdorur teknologjinė mė tė fundit pėr tė analizuar fragmentet e kockave. Ai thotė se nė sajė tė analizave u krijuar njė ide e saktė edhe rreth disa karakteristikave fizike tė Kolombit.

Gjatė procesit, mostra tė eshtrave tė Kolombit u dėrguan nė institute e laboratorė tė ndryshėm nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Evropė.

Nė Spanjė, profesor Daniel Turbon pranė universitetit tė Barcelonės, analizoi eshtrat e vėllait tė Kolombit.

Ai thotė se ADN-ja e Diego Kolombit ishte dėmtuar rėndė si pasojė e motit tepėr tė nxehtė nė kėtė rajon tė Andaluzisė.

Barcelona pranė detit ėshtė qyteti qė lidhet ngushtė me Kolombin ndėrsa eksploruesi mbriti nė kėtė qytet pas kthimit nga udhėtimi i tij i parė nė kontinentin e ri. Statuja e Kolombit mbizotėron bregdetin e Barcelonės.

Doktor Lorente thotė se rezultatet gjenetike tregojnė me njė siguri prej 99 pėrqind se eshtrat nga varri nė katedralen e Seviljes janė tė Kristofor Kolombit.

Megjithatė, historiania Varela thotė se vendndodhja e varrit tė Kolombit ka pak rėndėsi, ajo qė ka rėndėsi ėshtė arritja e tij, zbulimi i Amerikės. (VOA)
__________________
 
PM  Top
1 replies since 20/11/2006, 00:49
 
Reply