RREGULLORJA E FORUMIT

« Older   Newer »
  Share  
SKORPIONSKING
view post Posted on 21/11/2006, 00:05




Rregullorja e forumit per anetaret.

--------------------------------------------------------------------------------

Pershendetje! Kjo eshte rregullorja e forumit per anetaret. Mund te jepni mendimin tuaj se cfare mendoni rreth saj ne kete teme. Sugjerimet dhe verejtjet tuaja jane te mirepritura.


1 - Gjuha e forumit eshte shqipja. Gjuha e perbashket na ben me te afert me njeri tjetrin. Postimet ne gjuhe te huaj do redaktohen prej moderatoreve.Perjashtohen rastet e titujve te kengeve, citimeve te shprehjeve dhe ne rastin kur anetare te huaj vizitojne forumin.
Nese doni te shkruani ne gjuhe te huaj ELBASANI FORUM ofron nje nenforum te vecante ku mund te shpreheni.


2 - Ndalohet perdorimi i ofendimeve dhe fjalorit banal kundrejt cdo anetari te forumit, kundrejt besimeve fetare dhe shprehjet ofenduese fyese kundrejt krahinave te Shqiperise. Ndalohet ofendimi I shqiptareve dhe propaganda anti-shqiptare. Postime te ketij lloji do te fshihen pa asnje paralajmerim.
Ju lutemi gjithe anetareve nese shikojne ndonje postim te tille te lajmeroni stafin e forumit duke e raportuar shkrimin perkates, ose duke I derguar mod apo smod nje mesazh privat.


3 - Temat e forumit kane nje permbajtje e cila duhet respektuar. Ne rast se postimet e anetareve jane jashte teme, apo fjalori i perdorur ne to eshte banal, atehere shkrimi do fshihet. Ne gjithe nenforumet e tjera, pervec Padoganes, ndalohet chit-chati dhe replikat personale mes anetareve. Perpara se te hapni nje teme te re shikoni nese eshte hapur me pare. Temat e duplikuara do bashkohen ne nje.
Ju lutemi para se te merreni pjese ne nje nenforum te caktuar, njihuni me rregulloren e tij per te shmangur keqkuptimet.


4 - Pergjegjesia per cdo shkrim te postuar ne ELBASANI FORUM eshte e vet autorit. Pas publikimit te tij stafi i forumit nuk merr pergjegjesi. Nese doni te postoni shkrime te autoreve te tjere, per shmangien e keqkuptimeve, ju lutem postoni autorin ose titullin e burimit prej te cilit keni marre shkrimin perkates. Postimet e shkruara nga ju ne kete forum (pas kerkeses tuaj) nuk mund te fshihen, kjo sepse do krijonte konfuzion ne tema dhe mbarevajtjen e pergjithshme te forumit.
Nese shikoni raste te keqperdorimit te shkrimeve, jeni te lutur te na kontaktoni.


5 - Ne rastet e shkeljes se rregullores ne pikat e mesiperme, do merren masa ndaj autoreve te tyre. Keto masa fillojne nga editimi, fshirja e postimeve tuaja deri ne perjashtim prej ELBASANI FORUM. Ne rast se masat e marra kundrejt jush ju duken te padrejta mund te postoni nje ankese te nenfoumi i ideve dhe sugjerimeve.
Theksojme se masat si pasoje e ofendimeve te cdo anetari, fyerjes, perdorimit te fjalorit banal, propagandes antikombetare, do jene te rrepta.


6 - Ne rast se ndjeheni te cenuar, te censuruar, apo keni ankesa e sugjerime rreth forumit (te cfaredo lloji qofshin), keni te drejte postimin e kesaj ankese ne forumin e verejtjeve dhe sugjerimeve. Bejme te ditur se shkrimet e hequra prej temave qe dergohen ne temat e ezauruara, fshihen automatikisht dhe ne menyre permanente ne nje periudhe kohore nje mujore. Pra, pas nje muaji, postimet e hequra prej temave fshihen perfundimisht prej forumit. Nese keni ankesa rreth nje shkrimi tuajin te fshire, kete ankese duhet ta postoni ne forumin perkates 1 muaj nga data e fshirjes


7 - Shkrimet tuaja ne forum duhet te jene te pranueshme nga ana estetike.Ndalohen shkrimet me shkronja te medha, shkrimet dhe firmat ne ngjyra te ndryshme te cilat prishin estetiken e forumit, formatin dhe permbajtjen e temes. (nuk mund te shkruani te temat e politikes, ceshtjes kombetare me firma e shkrime qesharake) Kjo per te respektuar ne rradhe te pare veten, pastaj identitetin dhe temat ne te cilat shkruani e shprehni mendimin tuaj.


8 - Sesioni i shkarkimeve eshte nje pjese e vecante e ELBASANI FORUM. Ju ne kete pjese te forumit mund te gjeni nje mori mp3 kengesh shqiptare dhe te huaja. Filma shqiptare e te huaj, si dhe nje larmi materialesh te ndryshme. Per te patur mundesine e shkarkimit te ketyre materialeve te ketij nenforumi, duhet te jeni anetar i rregjistruar ne ELBASANI FORUM si dhe te keni nje numer te pergjithshem postimesh ne forum (15 postime).


9 - Webmaster shqiptare kane te drejte postimin e faqeve shqiptare ne internet ne nenforumin perkates. Reklama te cdo lloji e forme ne cdo pjese tjeter te forumit nuk do lejohen. Ato do te fshihen menjehere e pa paralajmerim.


10- Stafi i ELBASANI FORUM perfshire mod, smod, admin te ketij forumi ndodhen ketu per te siguruar mbarevajtjen, pasurimin e forumit me informacion, shmangien e keqkuptimeve ne nje fryme tolerance dhe mirekuptimi.
Synimi i vetem yni eshte te kalojme kohen mes miqsh ne menyre sa me te kendshme. Ju lutem te vleresoni kete rol dhe mos pengoni punen dashamirese dhe vullnetare te disa bashkekombesave tuaj, qe moren iniciativen per te ofruar nje vater virtuale mirekuptimi, tolerance dhe mbi te gjitha SHQIPTARE.
__________________




JU FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN !!!

STAFI FORUMIT ELBASANI
 
Top
0 replies since 21/11/2006, 00:00   172 views
  Share